Rritja e çmimit të bukës, Biba del para Komisionit të Ekonomisë: Ka shkelje, por nuk ka prova

Rritja e çmimit të miellit dhe mosgjobitja e kompanive ka detyruar Kreun e Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba të japë argumenta para Komisionit të Ekonomisë.

Biba ka pranuar se ka pasur shkelje megjithatë sipas tij institucioni që ai përfaqëson nuk ka prova.

Përfaqësuesja e opozitës, Jorida Tabaku ka hedhur akuza se nuk është marrë asnjë masë për rritjen e menjëhershme të çmimit të miellit, ku ka shtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me karburantet.

“Në shtator ngrita shqetësimin e miellit dhe bukës e cila ishte e menjëhershme dhe dukej sikur ishte e koordinuar. Nuk janë marrë masa dhe as janë reflektuar ato në treg. Jam e interesuar edhe me tregun e hidrokarbureve” ka thënë Tabaku.

Denar Biba Kryetar i komisionit të Konkurrencës ka deklaruar se pas mbledhjes së komisionit në korrik të 2020 janë evidentuar disa shkelje por nuk janë vendosur gjoba, vetëm janë dhënë rekomandime.

“Në 2020 pati një ankesë nga një subjekt dhe monitoruam tregun. Pas përfundimit të monitorimit të tregut është vlerësuar nga komisioni që hetimi paraprak meriton hetim më të thelluar.

Në korrik 2020 është mbledhur komisioni dhe është përgatitur raporti por për shkak të pandemisë.

U evidentuan elementë të marrëveshjes së ndaluar por komisioni nuk ka vlerësuar të gjobisë subjekte dhe është lënë tregu dhe 4 subjektet të mbahen nën monitorim duke i dhënë disa rekomandime por pa gjoba.

Tashmë po i përfundon afati prej 1 vit periudhë monitorimi.

Në dokumentat e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë.

Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacine si Rusia e Ukraina.

Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim ,dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë.

Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merte një vendim ,dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë.

Nuk kishim prova dhe sipas OECD rritja e çmimeve nuk është provë konkrete .

Ishin vetëm çmime të ngjashme dhe asgjë tjetër. Në dokumentat e monitorimit u vërejt se ka problematika në atë treg, nuk krijuam bindje por në mungesë të provave dhe vetëm me indicie pa analizë të çmimit nuk mund të vendosnim gjobë. Të gjitha kompanitë e importojnë grurin nga të njëjtat destinacine si Rusia e Ukraina.

Kjo bëri që komisioni të mos ishte në gjendje të merrte një vendim dhe prandaj u kërkua hetimi i tregut për një vit më shumë.” tha Denar Biba.

Anëtarja e Autoritetit të Konkurrencës, Leida Matja duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë lidhur me problematikat e rritjes së çmimit të miellit në vend është shprehur se në kohën kur janë bërë monitorimet kishte vetëm 1.5% fitime dhe nuk janë vërejtur shkelje.

“S’kishte asnjë nga ata pozitë dominuese. E dyta ishte sjellje e bashkërenduar, dhe çmimet ndiqnin njëri tjetrin dhe kishin një lloj sjellje të bashkërenduar. Në 2021 çmimi i grurit në tregjet botërore u rrit dhe ndryshuan kushtet e tregut.

Ky ndryshim i kushteve të tregut dhe elementet e tjera, pasi elementi i çmimeve për situatën kartel është një pikë në oqean. Fitimi i kompanive në atë kohë ishte 1.5%, nuk kishin abuzuar me çmimet. Ishim në pamundësi për të marrë një vendim. Në këto kushte të tregut të ndryshuara ne nuk jemi në kushtet për të dhënë një vendim. /albeu.com