Bllokimi i lejeve të ndërtimit, Kushtetuesja rrëzon vendimin e KKT-së
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Këshilli Kombëtar të Territorit për bllokimin e lejeve të ndërtimit. Ajo vendosi sot të shfuqizojë vendimin e datës 22 gusht 2014 të KKT-së.

Më 22 gusht 2014, Këshilli kombëtar i Territorit i kryesuar nga kryeministri Edi Rama vendosi pezullimin e të gjitha lejeve të ndërtimit dhe planeve urbanistike deri pas zgjedhjeve vendore që do të mbaheshin këtë vit.


Ky vendim sipas kryeministrit, parandalonte rrënimin e mëtejshëm të territorit, ndërsa shtoi se lejet e dhëna deri më sot nuk do pezullohen, por do të verifikohet ligjshmëria e tyre.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe kërkesën për ndryshime në ligjin për Gjykatën Administrative. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori