Covid-19 në Shqipëri, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 11 qytetarëJ nga kryer 492 testime të kryera në vendin tonë.

Të infektuarit janë: 6 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës.

Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 492
Testime totale 2,040,176
Raste pozitive 333,501
Raste të shëruara 329,756
Raste Aktive 147
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 120
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Korçë. 2
Kukës. 1

/albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 18:44