“Viktima në cdo cep të shtëpisë”, detajet rrëqethëse nga masakra në Gjilan

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjilan.

5 persona kanë humbur jetën duke shuar kështu familjen Bllaca.

Në momentin kur policja e Kosovës vrau prindërit dhe dy vëllezërit e saj, njëri prej tyre ishte në gjumë.

Tek secila viktimë ajo kishte shkrepur së paku nga dy plumba. Gazeta Express sjell detaje të rënda për krimin e pesëfishtë që ndodhi dje në familjen Bllaca.

Në secilin cep të shtëpisë dykatëshe në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e 18 shkurtit, u gjet nga një viktimë. Në atë shtëpi u vranë katër anëtarët e familjes Bllaca. Krimi i rëndë, sipas organeve të hetuesisë kosovare, tashmë është konfirmuar se u krye nga vajza e vetme e familjes Bllaca, Valdetja, e cila kishte qenë edhe zyrtare policore në Policinë Rajonale të Gjilanit.

Por, detajet e e ngjarjes më pesë viktima ende kanë mbetur misterioze.

Në bazë të hetuesve të Policisë së Kosovës, të cilët dje kanë qenë në vendin e ngjarjes, të vrarët ishin në pjesë të ndryshme të shtëpisë.

Sipas informatave njëri nga vëllezërit Bllaca dyshohet se u vra në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë ku jetonin familja Bllaca. Ai, aty u gjet pa shenja jete. Tjetri djalë i familjes Bllaca, u gjet i shtrirë në korridorin e shtëpisë.

Ndërkohë që njollat e gjakut kishin përfshirë thuajse të gjithë shtëpinë. Krimin e rëndë, policja e Kosovës, Valdete Bllaca dyshohet se e vazhdoi në dhomën e ndejës, aty sipas burimeve gjendej babai i saj 70-vjeçar, të cilin e vrau e bija.

E vdekur në ambientet e kuzhinës së shtëpisë u gjet edhe nëna e Valdetes, 64-vjeçare.

Por, Valdete Bllaca pas vrasjes së katër anëtarëve të familjes, kishte qënduar për disa orë afër kufomave të tyre. Më pastaj brenda derës hyrëse të shtëpisë së saj, ajo dyshohet se i dha fund jetës së saj.

“Kishte kufoma gjithandej. Që nga kati i dytë i shtëpisë e deri në dhomën e ndejës”, e kanë përshkruar ambientin e shtëpisë hetuesit që kanë qenë brenda saj.

Tek secila viktimë kishte së paku dy plumba të shkrepur.

Por. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Tashmë ka të dhënë se autorja është trajtuar te psikologu. Autopsia e trupave pritet të përfundojë sot. Për ceremoninë e varrimit pritet të vendoset brenda ditës së sotme”.


Shtuar 19.02.2020 12:00