Mourinho pas humbjes turpëruese: Ka gjëra që fshihen dhe ndoshta i kuptoni me kalimin e viteve

Jose Mourinho ka folur pas humbjes turpëruese 3-2 ndaj Romës.

“Ne patëm një lojë të mrekullueshme sulmuese dhe është e pabesueshme që shënuam vetëm dy gola. Nuk mund të shprehem për golin e dytë. Ndoshta një ditë do të kuptoj disa episode. Ka gjëra që fshihen dhe ndoshta me kalimin e viteve i kuptoni”.

Ne krijuam shumë, shumë mundësi, por më pas humbëm. Arritëm me lehtësi të jashtëzakonshme në një pozicion të gjerë nga jashtë dhe dy sulmuesit punuan mirë.

“Një pjesë e lojës ishte loja jonë sulmuese dhe është e vështirë të komentohet se si është e mundur të shënohen vetëm dy gola me shumë lojë sulmuese vazhdoi ai. Nuk dua të them më shumë.  /albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 15:21

Tags: ,