As bukë, as ujë pa Instagram mos na lini! Humbje parash nëse mbyllet?

Me apo rrjete sociale? Kjo ishte tema e diskutimit sot në programin Abc e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi, ku të ftuar ishin Nora Malaj, Daljana Sejdia, Ardiola Bodinaku dhe çifti Andi dhe Olta Shega të cilët fitojnë të ardhura përmes rrjeteve sociale.

Sipas tyre, do të jetë shumë e vështirë sepse të gjithë jemi mësuar me Instagram, por për ne nga ana e punës jemi të lidhur me biznese kryesisht në Amerikë. Ndër të tjera nënvizuan se ka shumë brende Amërikane që kanë filialet e tyre në Europë, por sigurisht që kur ka mbyllje serverash do të ndikojë në pjesën më të madhe të bizneseve.  Nga ana tjetër psikologia tha se pjesën esimptomave të  çrregullimin të varësisë të rrjeteve sociale e krahasojnë me çrregullimin e varësisë të substancave të ndryshme.  “Kemi të bëjmë me një lloj fiksioni shumë të ngarkuar, në vite që ka kohë që ne e studjojmë dhe e trajtojmë”.

Ndërkohë Nora Malaj në këtë diskutim pohoi se: Jemi kthyer në një bunkerizim të shoqërisë, ku Big i brother i madh ëhstë Facebook e Instagram, dhe kur kuptohet që të dhënat tona nuk i kemi më personale se ia kemi dhënë me dashuri Facebook. Dhe mbasi ia kemi dhënën me dashuri, kur ndjehemi keq që mund të keqpërdoret emri, tregon që kjo shoqëri ka nevojë për një frymëmarrje tjetër”.

Menduam se do të merrte fund jeta vanitoze dhe fasadë me mbylljen e rrjeteve sociale? Ka një gënjehstër të madhe në median online?

“Në instagram këtë e shohim shumë të theksuar. Ka vajza që nuk përfaqësojnë asgjë përveçse të qenurit vajza shumë të bukura dhe e kanë sim jet për të marketuar veten e tyre. Nuk e di arsyen dhe nuk jam lodhur ndonjëherë. Është e vërtetë që indirekt, në momentin që jemi duke kaluar një moment të vështirë ose kemi marrë një lajm të keq dhe bëjmë një scroll në Instagram, unë në këtë moshë që jam, di ta bëj diferencën mes jetës që kam dhe jetës së dikujt që nuk kam dëshirën fare për ta arritur”.


Shtuar 9.02.2022 18:29