Agjencia Evropiane e Hapësirës: Më shumë se 22,000 njerëz duan të bëhen astronautë

Numri i qytetarëve që duan të bëhen astronauë të Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) kanë kaluar pritshmëritë

Sipas të dhënave, më shumë se 22,000 njerëz kanë aplikuar, nga të cilët ¼ janë të gjinisë femër.

ESA kishte pranuar 8,413 aplikime në zgjedhjen e mëparshme, e cila ishte bërë 11 vjet më parë. Sidoqoftë, agjencia tani kërkon të krijojë një brez të ri, më të larmishëm të astronautëve.

Vetëm 4 ose 6 kandidatë do të kalojnë vijën e finishit në fund të vitit 2022, pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje në 6 faza. ESA gjithashtu do të punësojë, për herë të parë, rreth 20 persona për të krijuar një “trup rezervë”, si dhe një astronaut me aftësi të kufizuara fizike./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 15:16