Çmenduri nga tifozët polakë, ja si e respektojnë distancimin social (FOTO LAJM)

Çmenduri në Poloni në kohë pandemie.

Tifozët polakë të Motor Lublin morën me qira 21 vinça për të respektuar rregullat e distancës sociale, në mënyrë që t’u jepej mundësia për të ndjekur skuadrën e zemrës në garën e shpejtësisë (motora) kundër ekipit GKM Grudziaz.

Në bazë të protokollit të hartuar nga autoritet vendase, stadiumi ku do të akomodoheshin tifozët mund të mbushej vetëm në 20% të kapacitetit.

Gara e motorëve është një sport popullor në Poloni dhe ndiqet shumë nga tifozët. Kapaciteti i reduktuar i stadiumit ku do të zhvillohej gara detyroi të pasionuarit e këtij sporti të gjenin një zgjidhje të pabesueshme.


Shtuar 22.07.2020 15:06