Grenell tjetër thirrje për dialogun me Serbinë: Shfrytëzoni rastin në Shtëpinë e Bardhë

Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ka reaguar edhe njëherë duke thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë hap derën për mundësi të reja të zhvillimit dhe investimeve ekonomike për Kosovën dhe Serbinë.

Reagimin e Grenellit e ka shpërndarë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku në reagim thuhet se shpreson se liderët e Kosovës dhe Serbisë të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’ju kthyer dialogut dhe të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit

Po ashtu thuhet se populli kosovar dhe ai serb nuk meriton asgjë më pak sesa popujt e tjerë të Ballkanit.

“I Dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, sot e bëri komunikatën në vazhdim në lidhje me takimin e Washington me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë:

Kjo mundësi në Shtëpinë e Bardhë hap derën për mundësi të reja të zhvillimit dhe investimeve ekonomike. SHBA shpreson se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’ju kthyer dialogut dhe të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Populli i këtij regjioni nuk meriton asgjë më pak”, thuhet në reagimin e Grenell.


Shtuar 18.06.2020 14:20