“Turpi” në Champions, Di Maria i radhës që do të largohet nga PSG

Sulmuesi anësor i PSG-së, Angel Di Maria do të larohet nga klubi “parisien” në fundin e këtij sezonit.

Situata e tij në Francë është përfolur prej kohësh, por këtë herë sipas “Sport”, argjentinasi e ka marrë vendimin për t’u larguar.

Arsyeja e largimit të anësorit  është mungesa e minutave edhe pse është duke kaluar një formë të mirë, duke e treguar veten sa herë që i është dhënë mundësia.

Në fund të sezonit ai mund të largohet si lojtar i lirë, pasi në qershor i skadon kontrata, pas 7 sezoneve në Paris.

Përpos ofertave në Evropë, Di Maria nuk e përjashton edhe transferimin në Argjentinë. /albeu.com