Sirenat e alarmit zgjojnë popullin ukrainas, 4 të vrarë nga sulmet ruse

Të paktën katër persona janë vrarë sot në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse që goditët me raketa qytetet në të gjithë Ukrainën.

Një sulm rus vrau të paktën katër civilë, dy burra dhe dy gra, në rajonin e Lviv të Ukrainës (perëndim) herët këtë mëngjes, tha një zyrtar në rajon.

Një raketë ruse ra në një zonë ku ndodhen banesa në Zolotchiv , duke shkatërruar tre shtëpi, shpjegoi në një postim në platformën Telegram guvernatori rajonal Maxim Kozhitsky.

Ekipet po kërkojnë në terren, pasi “mund të ketë njerëz të tjerë të bllokuar”, shtoi Kozicki.

Zyrtarët njoftuan se sulme masive raketore ruse nisën në orët e para të mëngjesit në rajonet e Kharkiv dhe Odesa, përkatësisht në Ukrainën lindore dhe jugore , si dhe në qytete në pjesën perëndimore të saj, shkruan The Guardian. 

Prej muajsh, Rusia ka bombarduar objektet kryesore të Ukrainës me raketa dhe UAV , duke shkaktuar probleme në jetën e përditshme të miliona ukrainasve, veçanërisht në furnizimin e tyre me energji elektrike, ngrohje dhe ujë.

Sipas agjencisë amerikane Associated Press, sirenat e sulmit ajror kanë rënë që në orët e para të mëngjesit në shumë pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin, ku banorët u zgjuan nga zhurmat e shpërthimeve. Nuk është ende e qartë nëse ndonjë raketë ka goditur objektivat në Kiev apo nëse sienat kanë ardhur nga raketat që janë rrëzuar nga sistemet mbrojtëse të aktivizuara në rajon./AlbeEu.com/


Shtuar 9.03.2023 08:19