Aksident me vdekje në Gramsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Gramshit, ku një person ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se viktima, 61 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor në fshatin Skënderbegas duke gjetur vdekjen.

I ndjeri është identifikuar si Feruzan Zeneli, i cili sapo kishte rregulluar traktorin dhe po kthehej për në shtëpi, por fatkeqsisht u përfshi në aksidentin tragjik.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 17.05.2021 18:26