E pabesueshme! NBA “legalizon” marijuanën mes sportistëve

NBA “legalizon” marijuanën, duke e hequr nga lista e substancave të ndaluara për lojtarët e saj. Vendimi i marrë që në prill është ratifikuar këtë korrik. Nuk do të ketë më kontrolle, gjoba apo pezullime për lojtarët që e përdorin. Në një ligë me lojtarë si asnjë tjetër në botë, në të cilën kanë pushtet të jashtëzakonshëm në krahasim me kampionatet e tjera nuk surprizon fakti që ka qenë pikërisht një kampion ai që bindi komisionerin Silver të ndërmarrë këtë hap.

Ai që surprizon është emri i lojtarit, ndoshta nuk do ta besoni por bëhet fjalë për Kevin Durant. Është transformuar papritur në një avokat për çështjen duke thënë edhe fjalën e fundit, si dhe verdiktin në favorin e tij. Durant nuk bën lojëra fjalësh dhe tregon se e ka patur të lehtë të bindë drejtuesit, pasi kishte shijuar cilësinë e marijuanës si konsumator teksa u shpreh për rrjetin CNBC në Los Angeles; “Nuk është se isha pionieri i kësaj fushate, edhe pse më pëlqen bima, gjithçka këtu”.

Dhe duke qenë se në NBA lojtarët kanë shumë liri dhe pak detyrime, Durant gjeti kurajon për të bërë lëvizjen e parë dhe të telefononte Komisionerin Silver për ta provuar, duke realizuar misionin.

“Çfarë i thashë për ta bindur? Epo kur u takuam më nuhati erën, nuk kishte shumë nevojë për fjalë pasi u kuptua gjithçka. Për të qenë të sinqertë në NBA e bëjnë të gjithë, tani është bërë si vera”.

Vendimi i Silver gjithsesi është i diskutueshëm. Ai do të përfshihet në kontratën e punës që hyn në fuqi këtë muaj dhe është e vlefshme për 7 vjet. Deri më tani kush kapej me marijuanën fillimisht i nënshtrohej trajtimit, herën e dytë merrte një gjobë prej 25 mijë dollarësh, ndërsa herën e tretë dënimi bëhej më i ashpër, 5 ndeshje pezullim.


Shtuar 29.07.2023 10:43