11-shja më e mirë në historinë e United, Ferguson zbulon lojtarin që e ka vendin e padiskutueshëm

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson ka zbuluar se mbrojtësi Denis Iruin është lojtari i vetëm që do të bënte pjesë me patjetër në 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave të “Djajve të Kuq”.

Duke pranuar se është tepër e vështirë të zgjedhë 11 më të mirët, duke qenë se ka punuar me yje të shumta te Junajtid, 78 vjeçari Ferguson thekson se irlandezi është i vetmi që do të kishte vendin e sigurt.

“Ishte një lojtar, Denis Iruin. Ai ishte i shpejtë dhe i zgjuar. Kurrë nuk të zhgënjente. Nuk kishte kurrë lajme të këqija për të,” u shpreh Ferguson për Iruin, për të cilin shtoi se e mbante mend të kishte bërë vetëm një gabim gjatë gjithë viteve me Junajtid.


Shtuar 25.04.2020 21:34