Mot i keq gjatë gjithë javës, Peleshi paralajmëron përmbytje në Veri të vendit: Të merren masat

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka paralajmëruar sot nga Korça se vendi ynë do të përfshihet nga reshje me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në very-perëndim të vendit.

Për këtë arsye ai paralajmëron strukturat e posaçme për të marrë masat e duhura për të shmangur përmbytjete lokale.

Duke filluar nga mesdita sot e deri në fund të javës Shqipëria do të përfshihet nga moti i keq me reshje shiu.
Peleshi i bën thirrje të gjithë bashkive por edhe kryepleqve të fshatrave për vëzhgim të situatës por edhe banorëve të shmangin lëvizjet në ato vende ku kërcënohen nga përrenjtë

“Duke filluar nga sot, pas mesditës edhe gjatë gjithë javës, deri në fund të javës në pjesën veriperëndimore të vendit do të kemi rritje të intensitetit të reshjeve të shiut. Do të kemi reshjq me intensitet mesatar, por edhe diku edhe të lartë. Arsyeja që po bëj këtë komunikm public është që të shmangim emergjencat që në këtë rast mund të jenë lokalë. Lajmi i mirë është që jemi në një stinë që nuk rrezikon përmbytje”, tha për mediet ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi./albeu.com/


Shtuar 24.04.2023 11:06