Roland Bejko: Basha po përgatitet të rikthehet në krye të PD, ka një rrjet mbështetësish

Kandidati i grupimit të Enkelejd Alibeajt për Tiranën në këto zgjedhje locale, Roland Bejko,ka bërë me dije disa detaje për të ardhmen e PD.

Ai dha lajmin se ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të kërkojë të rimarrë postin e tij, duke rikandiduar për kryetar të Partisë Demokratike.

Bejko tha në emisionin  “Stop” se Basha ka një rrjet të konsiderueshëm mbështetësish, por edhe shtoi se e ka ndihmuar për fushatën elektorale.

PJESË NGA BISEDA: 

Saimir Kodra: Tek partia juaj, Lul Basha është projeksion i së ardhmes, kryetar tek ju?

Roland Bejko: Luli është një njeri, i cili e ka derën të hapur do kandidojë. Ma merr mendja që do kandidojë. Do fitojë apo jo, këtë nuk e di, por ama di që do kandidojë. Brenda kësaj PD-je që jemi ne, Lul Basha ka një ‘netëork’ goxha të konsiderueshëm, ‘netëork’ njerëzish, pra ka rrjet njerëzisht.

Saimir Kodra: Të ka shërbyer ty për fushatën?

Roland Bejko: Patjetër po. Ka lidhje me njerëzit dhe këta janë njerëzit me të cilët unë bëj fushatën.

 


Shtuar 10.05.2023 22:36