Serbët sulmojnë makinën ministrit të Infrastrukturës në veri të Kosovës (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviçit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të xhipit të ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.

Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.

Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.