U arrestua me bujë nga policia, lirohet nga burgu efektivi i RENEA-s

Rreth një muaj pas arrestimit të bujshëm, është liruar nga qelia Altin Morina, ish-zv.komandanti  RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes.

Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” është marrë të premten, ndërsa ende nuk është zbardhur arsyetimi i togave të zeza të Tiranës.

Altin Morina u arrestua nga kolegët e tij, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro, të padeklaruara, për të cilat pretendoi se i kishte marrë tek një i njohuri i tij për nevoja personale.

Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërsa Morina deklaroi pas arrestimit se paratë i mori nga biznesmeni vetëm 30 minuta para se të arrestohej./Albeu.com/