Parashikimi i motit për datën 1 shkurt 2023

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme por të ftohta.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.
Era do të jëtë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 6°C, në zona e ulëta -2 deri 13°C dhe në zona bregdetare 2 deri 13°C./Albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 23:50