OKB bën thirrje për t’i dhënë fund luftës: Po nxit një krizë globale tredimensionale

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në ditën e 100-të të luftës Rusi-Ukrainë bëri sërish thirrje për ti dhënë luftës, shkruan CNN.

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për akses të papenguar humanitar për të gjithë ata në nevojë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtjen e civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare,” tha Guterres tha në një deklaratë të premten.

Ai tha se mijëra njerëz janë vrarë dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta po ndez një krizë globale tredimensionale – ushqim, energji dhe po godet më së shumti njerëzit, vendet dhe ekonomitë vulnerabël”.

Guterres tha se OKB-ja është “e përkushtuar ndaj përpjekjeve humanitare”, por në fund të fundit, negociatat dhe dialogu do të jenë të nevojshme për të zgjidhur konfliktin.

“Sa më shpejt që palët të angazhohen në përpjekjet diplomatike të mirëbesimit për t’i dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës,” tha ai.