KORONAVIRUSI/ Yuri Kim mesazh mjekëve e policëve shqiptar: Ju mishëroni vlerat e këtij populli!

“Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave…”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim falenderoi të gjithë personelin mjekësor, oficerët e policisë dhe të gjithë personat që janë në frontin e “luftës” kundër koronavirusi në vend.

“Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çaste për të falënderuar, në emër të të gjithë ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë.

Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku! Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2020 15:36