“Java e ferrit”, parashikimi i motit për datën 10 korrik 2023

“Java e ferrit”. Me këtë togëfjalësh mund të përshkruhet fare mire situata meteorologjike rreth javës që presim përpara për vendin tonë.

Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare.

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat në mesditë në zonat e ulta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 grad celcius ndërsa duke filluar nga dita e Mërkurë dhe kryesisht dita e Enjte dhe ajo e Premte vlera deri në 40-41 grad celcius!

Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

Sic u përmend edhe më lartë e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjërësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë. Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe marin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e Enjte dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore përvec temperaturave të larta në orët e mesditës parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 grad celcius!!


Shtuar 10.07.2023 07:15