Gruaja e “Kemalit” e shkatërruar, humb njeriun e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Aktorja turke shumë e dashur për publikun, Fahriye Evcen, ka humbur një ndër njerëzit më të rëndësishëm. I ati është ndarë nga jeta dhe mediat e huaja kanë raportuar se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Së fundmi ishte shtruar dhe në spital. Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i shpëtojë sëmundjes dhe Fahriye është shkatërruar nga kjo humbje e madhe.

Bashkëshorti i saj, aktori Burak Ozçivit (i njohur nga të gjithë si Kemali), po i qëndron pranë në këto momente të vështira për të.


Shtuar 21.02.2020 09:05