Motori përplaset me autobusin në Finiq, lëndohet një 25-vjeçare

Foto ilustrusese 

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Finiq. Një motomjet është përplasur me një autobus dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në motor. 25-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.