Inzaghi për Dybalan: Interi ka gjashtë sulmues në skuadër

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka dalë në një konferencë për media në Appiano Gentile duke folur në lidhje me planet e skuadrës para fillimit të përgatitjeve parasezonale.

Ashtu sikurse drejtori Giuseppe Marotta edhe strategu italian nuk ka mundur t’u shmanget pyetjeve për transferimin eventual të Paulo Dybalas.

“Të gjithë e njohim Dybalan, s’kemi çfarë të flasim më shumë për të. Ne kemi gjashtë sulmues në skuadër, nuk është e drejtë të flasim për lojtarët që nuk janë me ne”, është shprehur trajneri.

Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë që nga 30 qershori kur i ka skaduar kontrata me Juventusin dhe Nerazzurrët ishin ndër klubet që kanë shprehur interesim.

“Sikurse për Dybalan, nuk më pëlqen të flas për lojtarë, të cilët kanë kontrata me klubet tjera. Do të flasim për të nëse na jepet mundësia. Tash nuk është korrekte”, ka shtuar trajneri.


Shtuar 5.07.2022 20:01