Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Sot, e diel 30 prill, moti do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Parashikohet të ketë vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 4-19°C
Në zonat e ulëta 5-23°C

Në zonat bregdetare 10-23°C.


Shtuar 30.04.2023 07:17