Dasma e “blinduar”, vjen më në fund reagimi i parë i Arbana Osmanit (FOTO LAJM)

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj që u mbajt këtë të shtunë në Toscana të Italisë ka marrë vëmendje maksimale në rrjete sociale e mediat rozë.

Edhe pse nuk mundëm ta shohim Arbanën nuse dhe Eduartin dhëndër, detaje të ndryshme nga dasma janë shpërndarë nga personazhet VIP që ishin prezent në dasmë.

Sot, Arbana ka reaguar për herë të parë duke falenderuar ndjekësit e miqtë e saj për dashurinë që i kanë falur këto ditë speciale për ta.

“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësine tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë e pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan moderatorja./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 10:56