Koreja e Veriut nuk ndalet, lëshon dy raketa balistike pranë Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të ujerave lindor të gadishullit. Të dy raketat sipas Ministrisë së Mbrojtjes japoneze ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike.

Sipas të dhënave, raketat kanë fluturuar në një distancë prej rreth 350 kilometrash dhe me lartësi prej 100 kilometrash.

Ministri japonez i Mbrojtjes Toshiro Ino tha se janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar llojin e raketave, duke mos përjashtuar mundësinë që ato të jenë lëshuar nga nëndetëset.

Ushtria në Korenë e Jugut ndërkohë ka shtuar kontrollet dhe masat e sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Që prej fundit të shtatorit, Koreja e Veriut ka lëshuar 7 raketa duke shtuar provokimet në rajon.


Shtuar 9.10.2022 18:57