Akuza për korrupsion pasiv, sa vite burg rrezikon të dënohet Safet Gjici

Pasditen e sotme, me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Për akuzën që rëndon ndaj tij, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij.


Shtuar 24.06.2023 19:17