VIDEO/ Shpërthen vullkani i fuqishëm në Kosta Rika

Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu dje (të premten pasdite në Kosta Rika), pa raportime për dëme në infrastrukturë apo viktima, thanë autoritetet.

Shpërthimi i vullkanit, i ndodhur në provincën e Guanacaste, në skajin veriperëndimor të vendit, ishte mjaft i fuqishëm.

Shtylla vullkanike arriti një lartësi prej 2.5 kilometrash nga maja e Rincon de la Vieja, tha gjeologu Blas Sanchez në një video-mesazh të lëshuar nga komiteti kombëtar i menaxhimit të emergjencave (CNE).

“Vullkani ka regjistruar shpërthime gjatë gjithë javës, edhe pse jo aq të mëdha sa ky”, shtoi ai.

“Një shpërthim i kësaj madhësie “sugjeron një rritje të aktivitetit”, theksoi ai.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonave pranë vullkanit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rrezikut të kontaminimit nga materialet e nxjerra nga krateri. Në Kosta Rika ka rreth 120 vullkane, por vetëm pesë prej tyre janë aktivë./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 11:12