Të akuzuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, dënohen katër shqiptarë në Itali (EMRAT)

Katër shqiptarë janë dënuar në Itali për përfshirje në bandat e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet fjalë për Ani Agasi, 26 vjeç dhe Endri Dama, 23 vjeç, të dy të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Agasi është dënuar me 4 vjet burg dhe 26 mijë euro gjobë, ndërsa Dama me 4 vjet burg dhe 24 mijë euro.

Shqiptarët e tjetër janë Albano Gjoni, i cili është dënuar me 4 muaj burg dhe një gjobë prej 800 eurosh dhe Albi Dama me 16 muaj burg, të dy të akuzuar për trafik droge.

Të përfshirë ishin dhe Brandon Balla, 27 vjeç dhe Ermin Kallmacaku, 29 vjeç, këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për dënim.

 

 

Albi Dama, Endri Dama dhe Agasi, më 4 korrik 2020 janë kapur me kokainë në një makinë të tipit BMW, me qëllim tregtimin e saj. Ndërsa, Endri Dama dhe Agasi janë ndaluar më 4 qershor.

Kallmacaku, është ndaluar në korrik dhe shtator të 2022, ku ka shitur drogë të paktën 135 herë, secila dozë me çmim 40-50 euro./Albeu.com/


Shtuar 2.02.2023 20:45