679 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 679 raste të reja Covid-19, nga 1.537 testime të bëra, në Maqedoninë e Veriut. Janë regjistruar 291 pacientë të shëruar dhe asnjëvdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë është 332.667, numri i të shëruarve është 318.890, numri i të vdekurve është 9.398 dhe numri i rasteve aktive është 4.379.