Liverpool vulos fatet e Shaqirit, shqiptari “zgjedh” ekipin deri në verë

Xherdan Shaqiri është i pashitshëm për Liverpool.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se “The Reds” kanë hedhur poshtë dy oferta në drejtim të 28-vjeçarit.

Mësohet se skuadrat e interesuara kanë qënë Roma dhe Sevilla, por as italianët dhe as spanjollët nuk kanë përmbushur pritshmëritë dhe kushtet e vendosura nga Liverpool.

Kampionët e Europës kërkojnë të paktën 26 milionë euro për kartonin e shqiptarit që përfaqëson Zvicrën.

Shifër që aktualisht nuk ka ardhur në klub në këtë merkato janari dhe shitja e tij mund të bëhet vetëm në muajit e verës, gjithmonë nëse drejt Liverpool vjen një ofertë prej 26 milionë euro.


Shtuar 21.01.2020 19:19