Kërcet arma në Lezhë, një i vrarë

Ditën e sotme janë raportuar të shtëna me armë në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka mbetu i vdekur një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre.

Paraprakisht, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë N. Lekstakaj. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Të dhënat janë paraprake dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.


Shtuar 19.07.2023 18:52