A quhesh i humbur nëse nuk nxjerr Bashën nga zyra? Berisha jep përgjigjen epike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në selinë blu dhe ka komentuar kyçjen e dyerve të selisë. Berisha u pyet nga gazetarët se nëse do ta konsideronte veten të humbur nëse në protestën e ditës së nesërme nuk do të arrinte të nxirrte kryetarin Lulzim Basha nga zyra.

Gazetari: A quhesh i humbur nëse nuk e nxjerr Bashën?

Berisha: Protesta nis nesër realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revolucion nuk ndalet. Basha e tha se do nxirret nesër (në të qeshura). Ndaj bunkerit përdoren metoda paqësore, s’do e gjuajë kush me mjete luftarake. Këtu midis nesh nuk ka dhe s’mund të ketë kurrë njerëz të armatosur. Me pekule do e nxjerrim nëse Basha refuzon të dalë./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 13:51