Maqedonia e Veriut me nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Maqedonia e Veriut regjistron një nivel mjaft të lartë të ndotjes, ku Shkupi mban vendin e parë.

Megjithatë situatë e ngjashme është edhe në Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Gjevgjeli, Veles e Koçan.

Qytetarët thonë se ndotja përbën shqetësim real. Shpeshherë sipas tyre, ata vendosin që mos të dalin nga shtëpitë e tyre pasi jashtë nuk merret frymë.

“Kjo situatë gjithmonë është tek ne, dihet kjo vjen nga varfëria, sepse të gjithë filtrat kundër ndotjes janë të shtrenjtë dhe ne nuk kemi t’i blejmë. Nuk i zbatojmë këto masa”, shprehet një qytetar për Alsat.

Gjithmonë gjatë sezonit të dimrit ndotja e ajrit është në nivele shqetësuese. Stacionet matëse edhe vitin e kaluar matën ndotje deri në 10 herë më lartë se kufijtë e lejuar./albeu.com/