Zelensky: Kufizimet në importet e Ukrainës janë të ashpra

Volodymyr Zelensky i quajti “të papranueshme” kufizimet tregtare të vendosura ndaj Ukrainës nga disa nga fqinjët e saj evropianolindorë dhe bëri thirrje që ato të hiqen.

Disa vende, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë vendosën kufizime në importet e prodhimeve ukrainase muajin e kaluar pasi një tepricë e grurit të lirë u bllokua për shkak të pengesave, duke çuar në protesta nga fermerët vendas.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas tha se pret vendime “të forta” evropiane për t’i hequr ato.

Zelensky tha se kufizimet ishin “të ashpra” dhe ishin në dobi të Rusisë.


Shtuar 9.05.2023 13:19