Të shtënat misterioze, policia gjen tre gëzhoja dhe makinën luksoze tek Uji i Ftohtë

Një ngjarje misterioze ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Rrethanat bëhen të çuditshme pasi ka pasur të shtëna por nuk ka asnjë person në vendngjarje.

Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje enigmatike, me plumba por pa autorë.

Fillimisht banorët kanë njoftuar në sallën operative për të shtëna me armë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë. Në njoftimin paraprak për mediat thuhet se “rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku”. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Nuk ka asnjë person të dëmtuar”.

Por abcnews raporton se brenda zonës së rrethuar nga policia, një automjet luksoz Porsche Cayenne me xhama të zinj. Sakaq, burimet i thanë gazetarit se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja pistolete.

Në automjet dyshohet se ka qenë një person i cili ka bërtitur “më vranë” dhe është larguar nga zona. /albeu.com/


Shtuar 24.01.2020 12:01