Plas keq në PD, Lulzim Basha quan Sali Berishën “anti-amerikan”

Janë zhvilluar debate të forta brenda dyerve të selisë blu. Shkak për debatin ka qënë ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin ka debatuar ashpër Lulzim Basha me Flamur Nokën. Ndër të tjera, Basha ka deklaruar se nuk ka më kthim pas si dhe “nuk do të lejojë brenda PD grupe “anti-amerikane”.

Flamur Noka: Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar! Me ketë vendim për Berishën ishte thike pas shpine! T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës.

Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Kryesorja është që t’i japim zgjidhje çështjes Berisha dhe më pas vendosim për komisionet dhe strategjinë në parlament. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të Bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Ne të bashkuar dhe nuk e rrëzuam dot Ramën, si do ja bëjmë tani që e ke përçarë anëtarësinë? Ke marrë vendim anti statutor me Kushtetutën e partisë. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të bashkuar. Çdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës anëtarësisë e përçan partinë. Me këtë vendim e ke fut PD-në në një rrrokullim pa kthim.

Lulzim  Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas! Pastaj ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet ne media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë.

Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjekë procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD.

Nuk është vendimi jetës time, por vendimi më i vështirë i jetës time… S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçare partinë dhe demokratët. Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimmarrës. Duhet të ishte thirrur Kuvendi! /albeu.com/

Lulzim Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Në PD nuk do te lejoj dhe nuk do të ketë grupime anti-amerikane. Ky është vendimi në interes të demokratëve

 


Shtuar 20.09.2021 15:58