Morën babë e bijë endacakë në sallonin e tyre, çifti nga Kosova bëhet viral për “shndërrimin” që i bënë (VIDEO)

Një gjest që ka bërë një çift nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në një video virale, shihet Mjellma Selimi dhe Art Bylykbashi teksa marrin dy endacakë, babë e bijë, në sallonin e tyre për t’u ofruar shërbime falas. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ata treguan se si lindi kjo ide.

“Ideja ka qenë e paplanifikuar. Nuk është hera e parë që ndihmojmë njerëzit në nevojë. Ishte një thirrje dhe shembull i mirë për të gjithë ata që kanë mundësi me ndihmuar njerëzit dhe me u ndjerë të barabartë.“, tregoi Mjellma duke shtuar se u befasua shumë dhe nga reagimet e klientëve.

“Klientët që ishin prezent kanë kontribuuar shumë tek ajo familje. Secili prej tyre ka ndihmuar financiarisht dhe u ndjenë mirë me prezencën e tyre.“, shtoi ajo. Ndërkohë, partneri i saj Arti tregoi se ishte prekur shumë nga historia e endacakëve dhe se si kishin përfunduar në rrugë.

“Këmishën ia dha një koleg i yni i stafit. Vajzës i blemë disa gjëra”, tregoi Arti për rrobat që iu dhuruan babait dhe të bijës. Të pyetur nëse do ta vazhdojnë këtë nismë, ata u shprehën se reagimet e shumta iu kanë dhënë shtysë për të vijuar me ndihmat ndaj personave që enden rrugëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MJELLMA SELIMI (@mjellma_hairartist)