ZYRTARE/ Manchester United i rinovon kontratën portierit 37 vjeçar

Manchester United i ka zgjatur konktratën portierit 37 vjecar, Lee Grant edhe për një sezon.

Portieri i tretë i United, i cili është i dëshpëruar të kthehet nga një dëmtim i krahut para se të përfundojë sezoni, ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes së re.

“Më pëlqen të jem këtu dhe qartazi dikush pëlqen që edhe unë të jem këtu, prandaj është mirë që ta thoja”, i tha Grant faqes zyrtare të United.

“Unë mezi po pres të jem pjesë e klubit vitin e ardhshëm dhe shumë gjëra të bukura kanë ndodhur në këto 18 muaj”.

37-vjeçari kaloi te Djajtë e Kuq në vitin 2018.


Shtuar 5.03.2020 13:42