Policia gjen në afërsi me Malin e Zi makinën me të cilën u arratisën grabitësit e bankës

Policia ka sekuestruar mjetit tip Benz të cilin e kanë braktisur tre grabitësit e bankës në Koplik. Ajo është gjetur në zonën e quajtur Shegan në afërsi të Liqenit të Shkodrës. Në afërsi me kufirin me Malin e Zi.

Kujtojmë se shumë që grabitësit kanë arritur të marrin, sipas të dhënave paraprake, mësohet se ka qenë, 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 leke (të rinj).

Paratë janë grabitur nga sportelet e bankës.

Pas ngjarjes autorët u arratisën me një mjet tip Golf. Më pas ata e kanë djegur makinën dhe kanë ndaluar një Benz. Kanë zbritur tre personat që ndodheshin në të, kanë marrë makinën e tyre dhe janë larguar. 3 personat që ndodheshin në Benz janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa kërkimet për autorët janë bërë dhe me helikopter, por ata ndodhen ende në arrati./albeu.com


Shtuar 10.05.2022 10:39