“Si u solle ashtu me nënë Lizën?”, Rama: Jam në krye të detyrës, ky “popull i shkretë” i jep ujë në bisht të lugës dhe më të bukurit

Një qytetar ka komentua në një postim të kryeministrit Edi Rama ku i ka kërkuar llogari për mënyrën sesi e ka trajtuar nënë Lizën, me të cilën zhvilloi një takim të enjten në ambientet e Kuvendit. Gjithashtu ai i shkruan se, si pretendojmë ne të hyjmë në Europë, kur qytetarët po nxirren në rrugë të madhe.

“Ja ku Po ta jap opinionin tim ketu o skenderbe pika kyqe dhe shume thelbesore eshte komonikimi ne menyr njerezore dhe kulturore me njerezit sidomos per ty qe je kryeminister,dhe jo menyra se si u solle me ate nenen mirditore se mundet te ishte nene jote past drit atje ku esht.dhe e dyta ne asnji vend te botes nuk nxirren njerezit ne rruge ashtu sic po beni ju per fajet e juaja dhe qeverive te kaluara,me ato qe ken dhen leje per ndertime me ato kapu jo me hallexhinjt e shkret,pastaji ne Po pretendojm te hym ne europ apo jo?se keshtu me duket do hym ne grop nejse ti je vet zot dhe vet shkop bjeru sa tua zbusesh kurrizin popullit te shkret se kemi lind per te vuajtur o i madhi skenderbe”, shkruan qyetetari.

Replika e Ramës nuk ka mungur. Kreu i qeverisë shprehet se nënën mirditore e ka trajtuar me mirësjelle dhe sqaron se banorët do të marrin të gjithë banesa. Rama shprehet se ndodhet në krye të një detyre që e bën me shumë përkushtim dhe se populli ynë nuk është i shkretë pasi i jep ujë në bisht të lugës edhe më të bukurit.

“E para kur te gjesh raste kryeministrash qe presin popullin ne parlament m’i trego edhe mua, me siguri mund te kete, po une nuk kam pare; e dyta, me nenen mirditore besoj u solla me shume miresjellje, po debati eshte debat dhe nuk e di ku e ke pare pjesen problematike, megjithate kjo eshte ceshtje perceptimi individual; e treta, nuk e di per cilat faje te miat e per cfare lejesh ndertimi e ke fjalen, po ajo familje ndertimin e kishte krejt pa leje dhe megjithate, ne do t’i japim FALAS meter per meter ato qe kishte ne lagjen e re qe po ndertojme aty, nderkohe qe po ma gjete nje qeveri tjeter qe e ka bere kete te lutem ma trego, po zor shume do ta kesh! Dhe e fundit, une s’jam as Zot as shkop, po jam ne krye te nje detyre qe e bej me perkushtim te madh dhe ketij “popullit te shkret” kushdo qe e pergojon me nençmim i merr te keqen, sepse ky popull i jep uje ne bisht te luges me te bukurit, kur i thone fjalës”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 12.02.2022 21:02