Çfarë ndodhi? Liverpool heq dorë nga transferimi i Werner

Fituesit e Ligës së Kampionëve kanë qenë favoritë të padiskutueshëm për nënshkrimin e tij, por The Mirror pretendon se Liverpool po refizon të shkojë për një transferim që kalon shumën e 35 milionë euro.

Ekziston një klauzolë në kontratën e Werner me skuadrën e Bundesligës, vlera e cilës është 60 milionë euro, të cilën Liverpool dëshiron ta negicionojë me patjetër.

‘Dorëzimi’ i Liverpool është një mundësi e mirë për Interin dhe Barcelonën që të bëjnë një hap para për nënshkrimin e 24 vjeçarit gjerman.

Werner ka shënuar 30 gola në 39 ndeshje konkurruese për RB Leipzig këtë sezon, duke shtuar edhe 12 asistime.


Shtuar 28.05.2020 07:00