Si Austria do të shpëtojë furnizuesin e saj kryesor të energjisë

Austria ka njoftuar se do të shpëtojë furnizuesin kryesor të energjisë të vendit me një kredi prej 2 miliardë eurosh, ndërsa çmimet rriten në të gjithë Evropën për shkak të luftës në Ukrainë.

Kancelari Karl Nehammer tha se kredia për Wien Energie ishte një “masë e jashtëzakonshme shpëtimi” për të siguruar që dy milionë klientët e saj, në kryeqytetin Vjenë, të vazhdojnë të marrin energji elektrike. Kjo do të zgjasë deri në prill.

Wien Energie kërkoi një paketë shpëtimi për shkak të problemeve financiare mes rritjeve të mëdha të çmimeve të energjisë dhe spekulimeve se firma keqmenaxhoi fondet, të cilat ajo i mohon./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 15:49