Pas bombardimeve të Rusisë, Zelensky kërkon takim urgjent të G7-ës

Një njoftim ka dalë nga zyra e kancelarit gejrman olf Scholz ku thuhet se grupi i kombeve G7 do të mbajë një takim urgjent përmes videokonferencës të martën

Scholz është presidenti aktual i G7 nën udhëheqjen e tij të rradhës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai do të flasë në takim. “Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga Federata Ruse”, tha ai në Twitter.

G7 përbëhet nga shtatë liderët nga disa prej ekonomive më të mëdha në botë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia u pezullua për një kohë të pacaktuar nga grupi atëherë G8 në 2014 pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 15:07