Na ishte një herë media lokale

Nga Zylyftar Bregu

Artur Rustemi, administratori i TV Apollon në Fier e ka paguar vetëm një muaj tarifën (qeranë) për shpërndarjen e sinjalit të televizionit të tij në rrjetin e ngritur nga Televizioni Publik Shqiptar. Përveç periudhës që ky shërbim ju ofrua falas si pasojë e një vendimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive. “Unë duhet të paguaja 2000 euro çdo muaj për qarkun e fierit, e 1500 euro për qarkun e Vlorës, pra duhet ta nisja muajin me 3500 euro minus”, thotë Rustemi. Por, pavarësisht së në këtë rrumbullakosje shifrash ai shton rreth 500 euro, edhe 3000 euro që i duhet të paguajë për të dyja qarqet janë të papërballueshme për televezionin e tij modest, i vendosur në qendër të qytetit të Fierit. Shumicën e reklamave ky television e merr me clering. Në pamundësi për të përballuar këtë pagesë, Rustemi ka përdorur metoda të tjera për të shpërndarë sinjalin.

Devijimi, teknologjia si mundësi difersifikimi për transmetimin e sinjalit

Autoriteti i Mediave Audiovizive me vendimin numër 54 të datës 29 mars të vitit 2016 ka miratuar tarifën muajore të transmetimit që operatorët analogë lokalë dhe rajonalë duhet të paguajnë për t’u vendosur në allotmentin e dytë të operatorit publik shqiptar, RTSH. Bashkë me këto tarifa Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi edhe vendimin që për vitin e parë operatorët lokalë dhe rajonalë nuk do ta paguanin këtë tarifë, e cila do ti kompensohej operatorit publik nga fondet e AMA-s.

Tarifa  është vendosur sipas një formule nga ekspertët e AMA-s, që mbante në konsideratë tre faktorë,

Propozimin i paraqitur nga Radio Televizioni Shqiptar për përcaktimin e tarifës, i mbështetur në kostot e rrjetit ekzistues analog. Numrin e popullisë dhe zhvillimin ekonomik të qarkut përkatës.

Në përfundim, AMA ka miratuar këtë tarifë të përmbuajshme për operatorët.

Tabela nr.1. Harta tregon tarifën muajor që duhet të paguajë secili prej operatorve të shërbimit mediatik audioviziv (OSHMA) për secilin qark.

Operatorët lokalë dhe rajonale kanë reaguar në mënyrë spontane, por edhe institucionale nëpërmjet Shoqatës së Operatorëve Lokale duke kundërshtuar këtë tarfië sepse e konsideronin si të vendosur në mënyrë arbitrare dhe pa logjikë ekonomike. Së dyti sepse, sipas tyre tarfia ishte e papërballueshme për nivelin ekonomik të qarqeve përkatëse. Autoriteti i Mediave Audiovizive në pikën tre të të vendimit shkruante se AMA do të shprehet me vendim për miratimin e tarifës për vitet pasardhëse, duke u bazuar në vlerësimin e zërave financiarë që do të pasqyrohen në situatën reale të operimit të rrjetit numerik tokësor gjatë vitit të parë, specifikisht zëri i shërbimit të SLA-s, për mirëmbajtjen e rrjeteve. Por, deri tani, tarfiat nuk kanë ndryshuar në asnjë rast.

Pas këtij vendimi, edhe pse televizionet lokale u “lehtësuan” nga pagesa muajore për një vit rresht, ata u gjenden përballë dy problemeve të mëdha në të njëjtën kohë. Së pari, këto televizione e kishin të domosdoshme ndryshimin e teknologjisë së prodhimit të kontentit, duke nisur që nga kamerat, të cilat ishin të teknologjisë së vjetër e deri teknologjia e montazhit dhe e prodhimit. Ky process ka qenë thuajse i pa përballueshëm financiarisht nga ana e operatorëve. Problemi i dytë lidhej me ecurinë e procesit të dixhitalizimit në tërësi. Procesi eci në mënyrë të përshkallëzuar, pa ndonjë strategji të qartë dhe të studiuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në mënyrë të tillë që qarqet të ecnin si zgjatime administrative të njëra tjetrës. Përshembull, një televizion rajonal që transmetonte nga qyteti i Fierit, por duke mbuluar edhe qarkun e Vlorës ishte përballë situatës absurde ku duhet të transmetonte me dy teknologjite, atë analoge dhe dixhitale në të njëjtën kohë. Sepse, transmetimet dixhitale në qarkun e Fierit nisën që në fillim të vitit 2017. Ndërsa transmetimet dixhitale në qarkun e Vlorës kanë nisur afro tre vjet më pas, në 30 shtator të vitit 2020.

Menjëherë pas vitit të parë, në të cilin operatorët lokale ishin të përjashtuar nga pagesat, sapo ata duhet të paguanin tarifën muajore, nisi shmangia e tyre nga kryerja e pagesës dhe gjetja e rrugëve të tjera për të mundësuar transmetimin e sinjalit të tyre.

Mënyra e parë ishte heqja e sinjalit të operatorëve lokale nga allotmenti (ose muksi) i Radio televizionit publik dhe shpërndarja e sinjalit nëpërmjet televizioneve kabllorë lokale. Në një masë të konsiderueshme pronarët e televizioneve lokale analogë kanë pasur edhe televizione kabllorë në pronësi. “Sinjalin e televizionit tim valor, e shpërndaj me kabllorin. Kanë thuajse të njëjtën shtrirje gjeografike. Dhe nuk kam ndjerë asnjë problem”, shprehet administratori i TV Lobit në Korçë.

Mënyra e dytë, ishte që përveç shpërndarjes nëpërmjet kabllorit, televizionel lokale bëhen pjesë e paketave të mëdha që kanë kompanitë e mëdha që përsëritin sinjal me një shtrirje gjeografike kombëtare. “Unë e kam futur tek të gjitha kompanitë që shpërndajnë sinjal në qarkun e Fierit dhe të Vlorës. Kostoja është zero. Thjesht unë bëj reklamë në televizionin tim valor për kompaninë që ka futur sinjalin e televizionit tim në paketën ë saj”, shprehet administratori i televizionit Apollon në Fier.

Mënyra e tretë ka qenë zhvendosja e transmetimit nga sistemi valor dixhital në sistemin onlinë. Për këtë zgjedhje, një pjesë e operatorëve lokale kanë bërë edhe ndryshimin e llojit dhe kategorisë së licenës duke e konvertuar licencës nga valore në IPTV. “Adria Ned, nuk e përballonte dot faturën e qerasë muajore që duhet ti jepte RTSH-së. Kështu që zgjodhëm të konvertoheshim në IPTV”, shprehet administratori i Adria Ned që transmeton në Durrës.

Radio televizioni publik Shqiptar në raportet e tij vjetore konstaton dy probleme që lidhen me pagesën e tarifës muajore nga ana e televizioneve lokale.

« Gjatë vit 2018, pa subjekte të cilat ndërprenë kontratën e shërbimit, pasi nuk kishin aësi paguese. Nga sa më sipër, krahas mungesës së vlerës së realizimit planifikim/realizim, RTSH përballet edhe me detyrime të paarketuara nga subjektet, për të cilat është e detyruar të zbatojë të gjitha penalitetet sipas kontratave », shkruhet në raportin vjetor të Radio Televizionit Publik Shqiptar për vitin 2018.

Reduktimi, kostoja e transmetimit si shkak për të mbyllur TV lokale

Fatura financiare, por edhe sfida e përdorimit dhe adaptimit të teknologjisë dixhitale për operatorët lokalë dhe rajonalë ka detyruar një pjesë të konsiderueshme të tyre për të mbyllur transmetimet, duke varfëruar në këtë mënyrë tabelën e medias lokale e cila prej më shumë se dy dekadash median audiovizive e kishte zërin e vetëm, pas mbylljes së medias së printuar.

Duke analizuar të dhëna zyrtare të siguruara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për listën e Operatorëve të Shërbimit Mediatik Audioviziv lokal dhe rajonal para së të niste procesi i dixhitalizimit me të dhënat zyrtare aktuale si dhe me listën zyrtare të OSHMA-ve që janë të vendosur në allotmentin e RTSH-së rezulton se janë mbyllur një numër shumë i madh i televizioneve lokalë dhe rajonalë.

 

 

Tabela nr 2[1]

Nr  Rrethi Subjektet 2017 Subjektet e vendosura në Allotmenin e RTSH  (2022) Subjektet e licensuara nga AMA IPTV/OTT Subjektet, që janë të licensuara por transmetojnë në rrjetin kabllor
1 Fier TV  “TV AVN”      
2 Fier Tv “Apollon”     Tv “Apollon”
3 Fier TV “Jug”      
4 Fier TV “Kombi”      
5 Lushnje TV “Tv Margit”      
6 Lushnje TV “4 +”   TV “4 +”  
7 Shkoder Tv  “Channel 1” Tv  “Channel 1”    
8 Shkoder TV “TV Rozafa” TV “TV Rozafa    
9 Shkoder Tv “BS” Tv “BS”    
10 Shkoder TV Antena Nord”      
11 Shkoder TV “Kopliku” TV “Kopliku”    
12 Shkoder TV “Star Plus” TV “Star Plus”    
13 Puke TV ” Puka”      
14 Tropoje TV “B.Curri “      
15 Kukes TV “Kukes”      
16 Lezhe TV “Lezha “   TV “Lezha “  
17 Vlore TV”RE.AL “      
18 Vlore TV “Fokus”      
19 Vlore TV “6+1” TV “6+1”    
20 Vlore TV “ON TV Vlora” TV “ON TV Vlora”    
21 Durres TV  “Adria Med”   TV  “Adria Med”  
22 Vore TV “Elrodi”      
23 Korce TV “Lobi”     TV “Lobi”
24 Pogradec TV Sot 7 “ TV Sot 7 “    
25 Gjirokaster TV “TV Alpo” TV “TV Alpo”    
26 Gjirokaster TV  “Channel 7” TV  “Channel 7”    
27 Sarande TV “Telejon “      
28 Sarande TV “Saranda”   TV “Saranda”  
29 Berat TV “Berati” TV “Berati”    
30 Berat TV ” TV Glob”      
31 Bulqize TV “Bulqiza”   TV “Bulqiza”  
32 Mat TV “Mat” TV “Mat”    
33 Elbasan TV vendor “TV Skampa”      
34 Peqin TV “Klaudiana”      
35 Elbasan TV “Club Egnatia” TV “Club Egnatia”    
36 Elbasan TV “Best Channel “     TV “Best Channel “

 

Nga tabela duket qartë se numri i OSHMA-ve me licensë lokale dhe rajonale thuajse është përgjysmuar në pesë vite. Nga 35 operatorë në vitin 2017, aktualisht vetëm 13 janë të vendosur në allotmentin e dytë të RTSH-së. Ndërsa pesë prej tyre kanë “konvertuar licensën e

Varfërimi i strukturës së burimeve njerëzore që sjell varfëri në programacion

Gjendja e përgjithshme ekonomike dhe lehtësitë që të shkakton aplikimi i teknologjisë dixhitale ka çuar në një reduktim të burimeve njerëzore dhe rrjedhimisht edhe në reduktim të buqetës programore të televizioneve lokale.

Në të gjitha televizionet e vëzhguara gjatë këtij studimi, në qarkun e Fierit, Korçës, Lezhës dhe Shkodrës konstatohet një aplikim në masë i asaj që konsiderohet mobile-journalism (MO-JO). Pavarësisht se nga bisedat e realizuara konstaton se gazetarë nuk kanë bërë asnjë trajnim, ose trajnime të shkurtëra e fillestare për përdorimin e telefonit edhe si kamera ata kanë nisur nga nevoja për ta përdorur këtë formë të gazetarisë moderne. Administratoti i TV Apollon në Fier konstatoi se në studio e tij ka vetëm një operator/kameraman, që së bashku edhe me operatorin që bashkëpunon nga Lushnja dhe një tjetër në Vlora në total shkojnë tre operatorë. Ndërsa në studio përdorin kamerat që drejtohen nga regjia.

Të njëjtin konstatim pranoi edhe administratori i TV Lobi-t në Korçë. Ndërsa, “Tv Sot 7” në Pogradec pohoi se nuk ka shkurtuar vendet e punës së operatorëve.

TV Channel 1 në Shkodër nuk e ka prekur numrin e punonjësve të tij, maximum 25. Po njësoj shprehen edhe te televizioni lokal në këtë qytet “Star Plus TV” përsa i përket përbërjes së stafit. Edhe te Star Plus numri i stafit të televizionit shkon në maksimumin prej 23 punonjës. Ndërsa tkurrje ka pësuar Lezha TV, e cila sot përbëhet nga 3 punonjës, nga 10 që kishte në vitin 2017. Në përbërje të këtij stafi është 1 Administrator i cili është edhe ëebmaster, si pasojë e background-it që ka zi inxhinier elektronik, një gazetar e një kameraman të cilët prodhojnë për formatet online dhe OTT.

Administratori i TV Apollon me qendër në Fier deklaron se nëse gjatë transmetimeve analoge studion qendrore e menazhdonte me fuqi njerëzore të shtirë në tre turne, me hyrjen e teknologjisë dixhitale, vetëm në një turn ndihet nevoja për burime njerëzore. Ndërsa dy turnet e tjera ja ka besuar kompjuterit.

Administratori i TV Apollon pretendon se ¾ e programit ditor e mbush me prodhime të tijat, duke renditur edhe disa emra programesh. Por, nëse analizon programacionin konstaton dy tipare. Së pari, emisionet janë të prodhuara në studio, në formatin e debatit në studio, telefonatave, lojrave apo progameve muzikore. Së dyti, konstatohem ritransmetime në një mase të madhe. Programet kanë tendencë të zgjaten, duke dëmtuar rëndë ritmin e një programi televiziv. Çka do të thotë se shqetësimi i administratorëve është mbushja e hapësirës televizive më shumë se cilësitë dhe standardet profesionale. Ritransmetimet vërtetohen edhe për shkak të regjisë e cila nuk ka burime njerëzore për rreth 14 orë rradhazi. Pra, kjo hapësirë mbushet me programe që ritsansmetohen e komandohen nga kompjueri.

Operatorët kabllorë, rezistencë më të madhe në treg

Në pesë vitet e fundit që përfshin procesin e dixhitalizimit të transmetimeve mediatike audio-vizive në vend ka pasur dinamika të fuqishme edhe tregu I operatorëve që përsëritin sinjalin televiziv, ose siç quhen ndryshe në zhargonin e përditshëm kabllorë. Në treg janë futur aktorë të rinj.

Operatori më i fuqishëm që ka hyrë në treg është TV ME KABËLL “Vodafone Tv”, që shënon një zgjerim të aktivitetit të operatorit të telefonisë celulare « Vodafone Mobile ». Përveç këtij, edhe operatori “Albtelecom” i cili ofron edhe shërbimin IPTV  edhe atë OTT.

Edhe në nivelin rajonal kanë dalë operatorë të fuqishëm, siç është rasti i TV TELE CO në Fier dhe ai i kompanisë FAST NET në Korçë.

 

Tabela nr.3. Tabela është plotësuar nga administratori i TELE CO në Fier, Zoti Agim Çobo

    Sipas viteve      
Tregues financiare 2017 2018 2019 2020 2021
E ardhura vjetore  59.400.345                  65,811,040 76.363.782 84.112.096 94.242.739
Shpenzime vjetore             56,879,958           61,936,360         71,024,767          76,068,168           88,187,820
Shpenzimet sipas zerave          
Investime               8,113,913             5,010,000           9,797,377          23,130,000           20,677,180
Paga             12,560,886           12,902,899         14,076,671          18,564,625           25,670,992
Taksa               1,327,639                492,376              397,184            1,065,134                231,776
Pagesa per marrjen e buqetes programore          
Shpenzime te tjera             41,090,774           61,443,984         56,550,912          56,438,409           62,285,052
Totali          
Tarifa e abonimit per tv kabllor          
Per nje muaj                                  800                                800                             800                               800                                800
Tremujore                              2,400                            2,400                          2,400                           2,400                             2,400
Gjashtemujore                              4,800                            4,800                          4,800                           4,800                             4,800
Nentemujore                              7,200                            7,200                          7,200                           7,200                             7,200
Vjetore                              9,600                            9,600                          9,600                           9,600                             9,600
           
Tregues Permbajtjeje          
Numri I kanaleve te ofruar gjithsej          
Shqiptare 70 71 72 75 78
Lokale,Rajonale te zones 1 1 1 2 2
Te huaja 3 3 3 3 3
Nga RTSH 11 11 11 11 11
Informative 5 5 5 7 9
Gjeneraliste 16 16 16 17 18
Te specializuar          
           
Tregues sasiore per personelin          
           
Aksionare 5 5 5 5 5
Gazetare          
Spikere          
Kameramane          
Administratore 1 1 1 1 1
Personel Krijues, jo-gazetare          
Personel ndihmes          
Gjithsej 44 46 42 52 66
           
Tregues sasiore per abonentet          
Numri gjithsej I abonenteve 7890 8740 8720 9680 10130
Abonente vetem per Tv 2590 3020 3590 3750 3910
Abonente edhe per Telefoni fikse 2150 1920 930 550 490
Abonente per lidhje interneti 3150 3800 4200 5380 5730
           
Shtrirja gjeografike          
Numri km me kabell 90 130 150 180 200
           

 

Siç duket edhe nga të dhënat e plotësuara nga administratori ky operator deklaron se ka më shumë se dhjetë mijë abonentë në qarkun e Fierit.

Ndërsa administratori i Fast Net në Korçë, Kamber Zylo në një interevistë për autorin e këtij raporti deklaron se ka më shumë se 10 mijë abonentë.

Operatorët e rinj që kanë hyrë në treg ofrojnë trë shërbime në një kontratë; shërbimin telefonik, interenetin dhe televizionin.

“Kam rreth dhjetë mijë abonentë që u ofroj internet, tre mijë deri në 3500 u ofroj sinjalin televiziv dhe rreth 150 të tjerë që u ofroj shërbimin telefonik”, tregoi administratori I operatorit Fast Net, Kambet Zylo.

Tabela. Nr.4. Çmimet që ofron operatori FAST NET, sipas paketës së kërkuar;

Operatori FAST NET I licensuar për Qarkun e Korçës
Paketa muajore Internet+tel+TV Internet+TV Internet
Çmimi 2200 lekë 2000 lekë 1200 lekë

 

Hyrja e operatorëve të mëdhenj dhe të rinj në treg është shoqëruar me shtimin e buqetës televizive për çdo familje.

Në vitin 2016, një studim i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës bënte këtë konstatim

“Paketa më e varfër e një operatori kabllor është ajo e Tv Fraholli-t, që ofron për banorët e fshatit Çërravë në Korçë – vetëm 15 kanale. Ndërsa paketa më bujare është ajo e operatorit “Abcom” që ofron plot 155 kanale televizive. Mesatarisht operatorët kabllorë ofrojnë nga 25 deri në 40 kanale televizive. Një familje është e interesuar për 10-12 kanale televizive. Kabllorët ofrojnë një paketë të panevojshme, të pakonsumueshme, 50 kanale gjithsej. Klienti është përballë një super-oferte.

Duket se kompanitë e mëdha kanë detyruar edhe televizionet lokale në rrethe të shtojnë ofertën e kanaleve televizive që u ofrojnë familjeve shqiptare. “Fast NET ofron rreth 100 kanale edhe pse nga konstatimet rezulton që një familje nuk konsumon më shumë se 10-15 kanale gjatë përditshmërisë së saj” thotë administratori i këtij operatori Kamber Zylo.

Kjo ofertë e panevojshme e operatorëve që përsëritin sinjalin bëhet thjesht për arsye konkurenciale me operatorët e mëdhenj. Ndërkohë, oferta e shtuar ëshoqëruar edhe më një dyfishim të çmimit në raport me disa vite më parë.

Edhe operatorët lokalë e kanë shtuar çmimin e shërbimeve që ofrojnë. Ata përpiqen që të bëjnë diferencën me operatorët e mëdhenj që transmetojnë që nga Tirana me arsyet e mëposhtme.

Së pari me kujdesin ndaj klientit. “Një klient i kompanive të mëdhaja do ti duhet të dëgjojë 15 minuta muzikë deri sa në anën tjetër të receptorit të mund të përgjigjet ndonjë person. Ndërrsa unë jam 24 orë në dispozicion”, thotë administratori i TELE Co në Fier, Agim Çobo. Së dyti është fleksibiliteti social që tregojnë administratorët e kompanive lokale ndaj parregullsisë në pagesa që kanë klientët e ndryshëm. Së treti janë lidhjet sociale që kanë administratorët me komunitetin përkatës.

 

Tabela.nr.5. Subjektet kabllorë në vitin 2017 dhe vitin 2022

Nr. Subjektet Kabllorë

2017

 Rrethi Subjektet Kabllorë

2022

 Rrethi
1 TV Kabllor “Lapardha” Berat TV ME KABËLL “ANDOR” Berat
2 TV Kabllor “Danja” Shkoder TV ME KABËLL “ANI Berat
3 TV Kabllor “Pupa” Divjake TV ME KABËLL “ERDEN” Berat
4 TV Kabllor “Arten” Fier TV ME KABËLL “ILIRIA” Berat
5 TV Kabllor “Delvina” Delvine TV ME KABËLL “IRLA” Berat
6 TV Kabllor “Tata Junior” B.Curri TV ME KABËLL “KUÇOVA” Berat
7 TV Kabllor “Tepelena Sat” Tepelene TV ME KABËLL “LAPARDHA” Berat
8 TV Kabllor “Perrenjas” Perrenjas TV ME KABËLL “URA VAJGURORE” Berat
9 TV Kabllor “Jug” Fier TV ME KABËLL “BULQIZA” Dibër
10 TV Kabllor “J & PRO” Tirane TV ME KABËLL “AEG. Net” Dibër
11 TV Kabllor “HB – CA” Peshkopi TV ME KABËLL “MAQELLARA” Dibër
12 TV Kabllor “Sulova” Elbasan TV ME KABËLL “Korabi Net” Dibër
13 TV Kabllor “Saranda Kablle” Sarande Tv me Kabëll “Dedolli 2015” Dibër
14 TV Kabllor “Kristal” Elbasan Tv me Kabëll “Ylli Net” Dibër
15 TV Kabllor “Inkusat” Pogradec TV ME KABËLL “MATI” Dibër
16 TV Kabllor “M & G” Cerrik TV ME KABËLL “KL-ED” Durrës
17 TV Kabllor “Sin – Tel” Gjirokaster TV ME KABËLL “MANZA Durrës
18 TV Kabllor “Toshkëz” Lushnje TV ME KABËLL “SHIJAKU” Durrës
19 TV Kabllor “Andor” Skrapar TV ME KABËLL“2ASL” Elbasan
20 TV Kabllor “Iliria” Berat TV ME KABËLL “AMAREGI” Elbasan
21 TV Kabllor “Ura Vajgurore” Berat TV ME KABËLL “BEST CABLE” Elbasan
22 TV Kabllor “Digital” Vlore TV ME KABËLL “Albania Satellite Communications” Elbasan
23 TV Kabllor “KL – ED” Durres TV ME KABËLL “Libcom” Elbasan
24 TV Kabllor “Tele Co Albania” Fier TV ME KABËLL “M&G” Elbasan
25 TV Kabllor “Korca” Korce TV ME KABËLL “NET 3 DIGITAL” Elbasan
26 TV Kabllor “Brado” Elbasan TV ME KABËLL “PËRRENJAS” Elbasan
27 TV Kabllor “Net 3 Digital” Elbasan TV ME KABËLL “PROCOM” Elbasan
28 TV Kabllor “Shijaku” Durres TV ME KABËLL “SKY ELBASAN” Elbasan
29 TV Kabllor “Bulqiza” Bulqize TV ME KABËLL “SULOVA” Elbasan
30 TV Kabllor “Mat” Mat TV ME KABËLL “FABBTEL” Elbasan
31 TV Kabllor “Mamurras” Lezhe TV ME KABËLL “DIVJAKA” Fier
32 TV Kabllor “Pojan” Fier TV ME KABËLL “ACENET Fier
33 TV Kabllor “Ani” Corovode TV ME KABËLL “NETËORK ALBANIA” Fier
34 TV Kabllor “Erden” Berat TV ME KABËLL “PUPA” Fier
35 TV Kabllor “KAM” Peqin TV ME KABËLL “TELE.CO. ALBANIA” Fier
36 TV Kabllor “Kukes” Kukes TV ME KABËLL “TËRBUF” Fier
37 TV Kabllor “Sky Elbasan” Elbasan TV ME KABËLL “TOPOJË” Fier
38 TV Kabllor “Maqellara” Peshkopi TV ME KABËLL “IR-GEN” Tepelenë
39 TV Kabllor “Ca Kavaje” Kavaje TV ME KABËLL “TEPELENA SAT” Tepelënë
40 TV Kabllor “Hysgjokaj” Lushnje TV ME KABËLL “SIN-TEL” Tepelenë
41 TV Kabllor “Manez” Durres TV ME KABËLL “ARAL” Korçë
42 TV Kabllor “Aral” Korce TV ME KABËLL “TVM DEVOLLI” Korçë
43 TV Kabllor “ENTKabllor TV” Lushnje TV ME KABËLL “INKUSAT” Korçë
44 TV Kabllor “Devi E.R.I” Gramsh TV ME KABËLL “KORÇA” Korçë
45 TV Kabllor “Vlora Cable” Vlore TV ME KABËLL “MASA GRUP” Korçë
46 TV Kabllor “Ir-Gen” Gjirokaster TV ME KABËLL “Fastnet” Korçë
47 TV Kabllor “Fraholli” Pogradec TV ME KABËLL “KUKËSI” Kukës
48 TV Kabllor “Eri  & A” Mallakaster TV ME KABËLL “TATA JUNIOR” Kukës
49 TV Kabllor “Kucove” Kucove TV ME KABËLL “BESËLIDHJA” Lezhë
50 TV Kabllor “Amaregi” Librazhd TV ME KABËLL “TV LAÇI Lezhë
51 TV Kabllor “2 ASL” Elbasan TV ME KABËLL “Netsyscom” Lezhë
52 TV Kabllor “Zargocan” Korce TV ME KABËLL “MAMURRAS” Lezhë
53 TV Kabllor “Drini” Shkoder Tv me Kabëll “MAXCOM” Shkodër
54 TV Kabllor “Masa Grup” Korce TV ME KABËLL “ITCOM” Shkodër
55 TV Kabllor “Orikum” Vlore TV ME KABËLL “ASPARAG” Tiranë
56 TV Kabllor “Ebasan Cable” Elbasan TV ME KABËLL “My Net Tv Edma” Tiranë
57 TV Kabllor “Tivo cable” Sarande TV ME KABËLL “DELVINA” Vlorë
58 TV Kabllor “Cakran” Fier TV ME KABËLL “DIGITAL Vlorë
59 TV Kabllor “Vaqarr” Tirane TV ME KABËLL “APT” Vlorë
60 TV Kabllor “Best Cable” Elbasan TV ME KABËLL “VLORA CABLE” Vlorë
61 TV Kabllor “M Devolli” Korce TV ME KABËLL “VJOSA” Vlorë
62 TV Kabllor “Terbuf” Lushnje TV ME KABËLL “SELENICA KABLLOR”” Vlorë
63 TV Kabllor “Hymetllari” Pogradec TV ME KABËLL “1CLICK.AL” Vlorë
64 TV Kabllor “Anfab” Korce TV ME KABËLL “Vodafone Tv” Rajonal
65 TV Kabllor “Vjosa” Vlore TV ME KABËLL “IBEG 4” Rajonal
66 TV Kabllor “Fokus” Korce TV ME KABËLL “TRIS OPTIK” Rajonal
67 TV Kabllor “E & G” Peshkopi    
68 TV Kabllor “Divjaka” Lushnje    
69 TV Kabllor “Topoje” Fier    
70 TV Kabllor “Lac” Lac    
71 TV Kabllor “Irla”      
72 TV Kabllor “Asparag” Rrogazhine    
73 TV Kabllor “ABcom” Tirane    
74 TV Kabllor “Beqaj” Vlore    
75 TV Kabllor “APT”      

 

Në analizën e mësipërme sa i përket televizioneve që janë të licensuar për përsëritjen e sinjalit televiziv nuk është përfshirë politika e Autoritetit të Mediave Audiovizive sa i përket sjelljes së saj në raport me këta operatorë që në varësi të periudhave të ndryshme dhe varësisht nga drejtuesi i saj ka aplikuar qëndrime të ashpra ose luajale ndaj tyre.

 

Përshkrimi dhe analiza e mësipërme tregon se procesi i dixhitalizimit ka sjellë një reduktim të Operatorëve të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA) që janë të pajisur me licensë lokale ose rajonale e që transmetojnë përtejt kufirit gjeografik të kryeqytetit të Shqipërisë.

Një pjesë e operatorëve lokalë dhe rajonalë kanë shfrytëzuar mundësitë që ofron teknologjia për të gjetur kanale të tjera transmetimi, të ndryshme nga ato që mundëson dhe administron Autoriteti i Mediave Audiovizive.

AMA nuk aplikon asnjë program mbështetje për operatorët lokalë dhe rajonale, të cilët janë një vector shumë i mirë i komunikimit dhe kontrollit si mekanizma kontrolli për qeverisjen lokale dhe që forcojnë shëndetin e demokracisë lokale.

AMA dhe qeveria nuk aplikon asnjë formulë lehtësimi për operatorët lokalë dhe rajonale, si një formë për të garantuar funksionimin e mirë të tyre.

Mbështetja e operatorëve rajonale dhe lokale mund të jetë e drejtpërdrejtë dhe e përgjithshme por edhe e drejtpërdrejtë dhe e selektive. Por mund të jetë edhe e tërthortë. Modelet e ndihmave janë direkte, në formën e subvencioneve dhe indirekte kur në vend të parave mediat ndihmohen me përjashtime apo lehtësime taksash.

Natyrisht, mjetet e përdorura duhet të përmbushin objektivat publike dhe profesionale dhe duhet të vlerësohen rregullisht kundrejt treguesve në secilin rast. Në të kundërt, kjo nismë do të kthehet në një mekanizëm për “joshjen” që qeveria i bën pushtetit të kartët për të devijuar nga misioni i saj i “ëatchdog”-ut.

Formula e biznesit me të cilët funksionojnë operatorët lokale që janë të licensuar për përsëritjen e sinjalit televiziv ka garantuar vazhdimësinë e tyre, pavarësisht se edhe në këtë sektor ka një reduktim të operatorëve që kanë qenë në treg në pesë vitet e fundit.

Hyrja e operatorë të rinj, kombëtarë dhe rajonale në sektorin e shërbimit të përsëritjes së programit ndryshe nga fushat e tjera që mund të çonte në uljen e çmimit ka çuar në rritjene  çmimit të këtij shërbimi. Edhe pse ka shtuar ofertën programore.

Teknologjia ka mundësuar diversifikimin e për pasojë shtimin e kanaleve sa i përket shërbimit të përsëritjes së sinjalit televiziv siç është formati i transmetimit OTT.

[1] Tabela është realizuar me të dhëna zyrtare të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në vitin 2017 dhe qarqet ku ata shpërndajnë sinjalin e tyre. Në kolonën e tretë është vendosur lista e televizioneve që në vitin 2022 janë të vendosur në allotmentin e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Kjo listë është marrë nga RTSH, duke shfrytëzuar të drejtën për informim. Kolona e pestë është realizuar duke shfrytëzuar të dhënat e marrë nga faqja zyrtare e AMA-së, ndërsa kolona e fundit është realizuar nga konstatimet në terren nga autori i raportit.

 


Shtuar 12.09.2023 12:06