VIDEO/ 5 shqiptarë humbën jetën tragjikisht në Greqi, viktimat ishin punonjës sezonalë

Pesë persona me origjinë shqiptare humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

Mësohet se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Nga përplasja e fortë ndërruan jetë në vend 5 të rinjtë shqiptarë.

Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë. Mediet greke nuk kanë pulbikuar ende identitetet e viktimave./Albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 22:10