Roja ra nga kati 15 dhe vdiq, arrestohet pronari dhe administratori i pallatit

Policia ka vënë në pranga pronarin dhe administratorin e pallatit në Sarandë.  Një ditë më parë roja e një pallati ra nga kati i 15 dhe vdiq në vend.

Burime bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.


Shtuar 31.10.2021 08:54