Digjet gjatë natës “Benzi” në Korçë, rrethanat ende të paqarta

Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë, në rrethana ende të paqarta.

Automjet është në pronësi të shtetasit me iniciale K.C., dhe gjatë kohës që ka marrë flakë ka qenë i parkuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 6.04.2023 09:54